Kohëzgjatja e baterisë së telefonit, është problemi i pashmangshëm për të gjithë përdoruesit e telefonave të mençur. Përderisa pajisjet si telefonat e mençur bëhen më të fuqishëm e më të shpejtë, bateria e tyre shpesh zgjatë më pak se një ditë, e vazhdon të dobësohet vetëm pas disa muaj pas përdorimit.
Bateria prej litiumi ka gjetur përdorim në këtë treg për më shumë se dy dekada, dhe nuk ka ndryshuar shumë që kur Sony i ka prodhuar në vitin 1991. Edhe pavarësisht faktit se është bërë përpjekje që këto bateri të zëvendësohen, ato vazhdojnë të jenë me ne.
Kur bleni telefon të ri, nuk është e thënë që ta mbushni baterinë që në fillim. Mirëpo, shumë ekspertë pajtohen se me bateritë e litiumit nuk është e thënë që të praktikohet mbushja e gjatë para përdorimit.
Një përdorues i telefonit të mençur duhet ta dijë se bateria vetëm shkon duke u dobësuar.
Nëse e lini telefonin duke u rimbushur vazhdimisht edhe kur baterinë e keni të kompletuar, është thënë se kjo e dëmton baterinë. Mirëpo, sistemet moderne të baterive, e dinë se kur telefoni ka marrë mjaftueshëm, kështu që ndalon së marri energji kur është i përmbushur, shkruan gazeta britanike Telegraph, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.