Lajmet e fundit

Kanceri i gjirit është forma më e përhapur që prek gratë edhe në vendet e zhvilluara edhe në ato që janë në zhvillim.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 508,000 gra vdesin për çdo vit nga kanceri i gjirit.
Përderisa shumë gra kur e kuptojnë diagnozën e tyre përjetojnë një goditje shkatërruese, gjithnjë e më shumë njerëz janë duke i mbijetuar sëmundjes falë këshillave dhe detektimit të hershëm të sëmundjes.
Për të shënuar muajin e Vetëdijesimit për Kancerin e Gjirit, doktoresha Laura Esserman nga San Francisko i Amerikës, zbulon gjërat që çdo grua duhet t’i dijë në lidhje me sëmundjen, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Jo të gjitha llojet e këtij kanceri janë të njëjta
Kanceri në gji, te persona të ndryshëm kërkon trajtim të ndryshëm. Nganjëherë ky lloj kanceri është më i butë e te disa të tjerë më agresiv. Në zyrën time ën spital mund të vijnë dy gra rreth të 50-tave me të njëjtën madhësi të tumorit, por që kërkojnë trajtime ndryshe. Një pacient mund të mos jetë i gatshëm që t’i nënshtrohet rrezatimit.
Jo të gjitha llojet e kancerit në gji janë kërcënuese për jetën
1 në pesë raste që identifikohen me kancer të gjirit janë në fazën zero, raporton Shoqëria Amerikane e Kancerit. Trajtimet kimioterapeutike në disa pacientë janë të panevojshme për shkak të hetimit të hershëm të sëmundjes.