Lajmet e fundit

Po, ai mundet
Xiao gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej këngëtar, por pasi që ishte zhvendosur në Guangdong nga provinca e Sichuan para një dekade, ai kishte punuar si sigurim për të jetuar.
Pastaj, në vitin 2008, një nga shokët e tij të punës i kishte thënë se ai dukej si Barack Obama. Atëherë Xiao nuk e kishte idenë kush ishte President Obama, pasi që nuk përcillte politikën.
Por, ai shfrytëzojë mundësinë dhe fillojë të imitojë Obaman; gjestet e tij, shprehjet dhe mënyrën e veçantë të të folurit.
Në një mënyrë të çuditshme, karrierat e tyre ngjajnë shumë me njëra-tjetrën, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Dhe që nga momenti kur Obama u zgjodh dhe u betua si President, Xiao fillojë me imitimin e tij.
Xiao flet shumë pak anglisht, por kjo kurrë nuk ka qenë pengesë për të. Ai madje ka zhvilluar edhe një shprehi për të krijuar fjalë, që tingëllojnë anglisht kur ai “jep fjalime” gjatë përformancave.
Por, karriera et tij mori hov vetëm vitin e kaluar, ngjashmëria e tij me Presidentin amerikan tërhoqi shumë kinezë dhe po ashtu edhe media ndërkombëtare, sidomos gjatë vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Xiao qysh atëherë është bërë tepër i famshëm, ai ka bërë edhe shumë reklama dhe ka luajtur në disa filma. Tash vonë ka filluar edhe një komedi.
Megjithatë, ai thotë se ngjashmëria nuk i ka shërbyer gjithmonë.
“Derisa ai ishte në pushtet, emri Obama u bë shumë i ndjeshëm në Kinë”.
Xiao kujton paraqitjen e parë të tij në televizion, në vitin 2012, kur kishte marrë pjesë në një talent show për të kënduar. Kur producentët kishin parë se njerëzit në audiencë menjëherë vërejtën ngjashmërinë e tij me Obamën, dhe po e përmendnin atë, ata vendosën që edhe njëherë të bënin xhirimin, duke kërkuar nga shikuesit që të mos e përmendin Obamën.
Por, ai thotë se kjo ngjashmëri e ka bërë atë më të pasur se ndonjëherë do të mund ta imagjinonte duke punuar si roje.
Imituesi i Obamas i ka treguar BBC se tani ai fiton rreth 13.500 euro në muaj, që nga viti i kaluar, me paraqitjet e tij.
SHBA-të dhe Kina nuk kanë pasur gjithmonë raportet më të mira, por Xiao po i shfrytëzon megjithatë ngjashmëritë.
“Shumica e kinezëve e njohin President Obaman. Ai ka lënë tek njerëzit një përshtypje gjithkund nëpër botë. Njerëzit nuk do ta harrojnë lehtë atë”.
“Ai është presidenti i parë me ngjyrë në SHBA, lënë politikën anash, njerëzit e admirojnë këtë gjë”.
Xiao tani ka filluar edhe të studio aktrim në një shkollë në Beijing.
Por, tani duhet të fillojnë kërkimet për Trump-in Kinez.
klankosova.tv