Lajmet e fundit

Në fund të deklaratës për media, ministri i shkarkuar i Drejtësisë, Ylli Manjani, u pyet mbi të ardhmen e tij politike pas largimit nga posti që ai drejtonte.
Manjani siguroi që do vazhdonte të qëndronte në LSI, ndërkohë që tha se do ushtrojë edhe detyrën e tij si avokat.
"Unë nuk kam projekt tjetër përveç LSI. Kjo është e padiskutueshme. E dyta edhe nëse nuk do ndjek projektin politik, unë jam avokat që nga ky moment, ju lutem konsiderojeni një avokat më shumë. E kam pelerinën akoma të freskët në zyrën lart dhe mund ta përdor. Ka çështje pa fund në këtë situatë kaotike, legjislative, edhe më këtë situatën pas reformës që hajde gjeje çfarë. Do jem në detyrë derisa të vijë në zyrë Vasili”, tha Manjani, shkruan gazeta Shekulli.