Lajmet e fundit

Lady Gaga kishte ëndërruar për një kalë të bardhë për Krishtlindje, dhe ajo e mori një të tillë.
Gaga e cila është 29 vjeçare, pranoi një surprizë të jashtëzakonshme për festa na vetë ekipi i saj në kompaninë Interscope Records.
Këngëtarja dhe aktorja ka publikuar në profilin e saj në instagram fotografi të kalit të bardhë që iu bë dhuratë duke shprehur lumturinë e saj.
“Po ndjehem sikur e kam njohur gjatë tërë jetës time dhe më duket se do të më flasë e të më tregojë gjëra”, ka shkruar ajo në Instagram.
Gaga ishte me shumë gat këtë vit, duke mos fituar vetëm nominimin e 17 për Grammy dhe çmimin si Gruaja e vitit nga Billboard, mirëpo ajo morri edhe çmimin e parë Golden Globe për aktrim.
Ajo është befasuar shumë me këtë dhuratë që e mori nga miqtë e saj dhe thotë se do ta dojë përgjithmonë.
https://www.instagram.com/p/_nQ7ripFAO/?taken-by=ladygaga
https://www.instagram.com/p/_kdPwdpFPD/?taken-by=ladygaga
https://www.instagram.com/p/_k-JT5pFNP/?taken-by=ladygaga