Lajmet e fundit

PDK ua ndau mbi 450 mijë euro dy partnerëve të koalicionit. Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ia dha 286,125 euro, ndërsa Nismës 171,675 euro.
Por, për fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, që pasuan pas prishjes së koalicionit me to, Partia Demokratike e Kosovës u tregua më dorështrënguar krahas tri partive tjera më të mëdha në vend.
Sipas një raporti që ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po del se PDK-ja ka harxhuar më pak se partitë tjera më të mëdha në vend për fushatë.
Ajo që dha më së shumti të holla për t’u promovuar tek votuesit është partia e Isa Mustafës me kosto mbi 700 mijë euro.
E 300 mijë euro më pak i kushtoi fushata AAK-së dhe LVV-së
LDK 735,541,87
AAK 462,041,20
Lëvizja Vetëvendosje 431,039,63
Lëvizja Vetëvendosje, që doli fituese në zgjedhjet e vitit të kaluar, prin për shumën më të madhe të të hyrave nga buxheti dhe nga anëtarësia e saj krahasuar me tri subjektet e lartpërmendura politike që konsiderohen të jenë më të mëdhatë në vend.