Lajmet e fundit

Gjyqtari i X Factor Nick Grimshaw ka treguar në emisionin e mëngjesit së çfarë ka ndodhur me telefonin e Justin Bieber pasi ai ka harruar atë në studio.
Grimshaw ka thënë se e ka marrë telefonin me vete.
“Nuk mund të lija telefonin në studio, pasi në fundjavë nuk ka as recepsionistë asgjë. Kështu që telefonova personat më të cilët ai punon, por mesa duket kanë qënë shumë të zënë dhe nuk mu përgjigjen”.
Më pas ai tregoi se iu lajmërua ekipi i Bieber dhe ai u dakordua që të takoheshin për të i’a kthyer telefonin por atij i kishte tërhequr diçka vëmendjen.
“Një mesazh më tërhoqi sërish vëmendjen tek telefoni. Unë nuk mund të lexoja mesazhin pasi telefoni ishte me fjalëkalim. Kështu që ajo që bëra i krijova vetes qasje në kamera”, tha ai, transmeton Klan Kosova.
Grimshaw tregoi se atij i’u duk interesante të bënte disa selfie dhe të xhironte një videoi ku ai shihet duke kënduar këngën “What do you mean” të Biber.
“Nuk besoj se ai do të vijë më në emisionin tim”,ka përfunduar ai.