Lajmet e fundit

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë një deklaratë interesante.
Në Sol të Klan Kosova, ai u rrëfye si kurrë më parë, ku u fol dhe se si është ai si baba, njofton Klankosova.tv.
Hamiti shprehet se nuk mendon që është aq baba i mirë, për shkak që nuk është shumë prezent në jetën e tyre.
“Të gjithë i shohim fotot në rrjetet sociale, të gjithë thonë sa baba i mirë, por unë mendoj se nuk jam aq baba i mirë, për shkak të mosprezencës shumë shumë të madhe këto dy vitet e fundit, por ndonjëherë edhe kërkesat e mia të mëdha për ta, që ndoshta i largoj pak”, tha Hamiti.
Prezantuesi u shpreh se dinamika e BBVK-së, merr aq shumë kohë, saqë ‘ngujohen’ brenda tij.