Lajmet e fundit

Është duke u mbajtur mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilin po të diskutohet lidhur me gjendjen në Arsimin e Lartë.
Deputetët të cilët janë anëtarë të këtij komisioni gjatë kësaj mbledhjeje kanë përmendur shumë telashe që ka ky dikaster sidomos problemin e Fakultetit të Edukimit ku shumë programe janë pa akreditim, njofton Klan Kosova.
Ndër temat që po diskutohen në këtë takim është edhe marrja e titujve akademik.
Para këtij komisioni ishte paraparë që të raportonte edhe ministri i arsimit, Arsim Bajrami pr për shkak të agjendës së ngjerur nuk ka shkruar kurse, raportimi i tij është paralajmëruar për të mërkurën.
Deputetët kanë insistuar që në mbledhjet e ardhshme të komisionit në fjalë në të ardhmen të ftohen edhe rektorët e universiteteve dhe ish-ministrat e arsimit, njofton Klan Kosova.