Lajmet e fundit

Vazhdon mbledhja e Këshillit të Mandatëve në Kuvend, ndërkohë akoma nuk ka asnjë shenjë se çfarë do të bëhet me fatin e Saimir Tahirit.
Por ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku ka hedhur dyshime të forta mbi këtë ngjarje të rëndësishme.
Berisha paralajmëron “tradhëti” brenda opozitës pasi sipas tij Rama ka lobuar fuqishëm brenda opozitës për të shpëtuar Tahirin nga arrestimi.
"Pengmarrje! Rama dorezohet para Tahirit! Rama lobon fuqishem prane segmentesh te caktuara te opozites per te votuar kunder arrestimit te Sajmir Tahirit! Kjo sepse Tahiri ka marre peng Edi Ramen! Sb" deklaroi Berisha, shkruan Albeu, transmeton Klan Kosova.