Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimin me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar çështjen e presidentit.
Takimi që ishte caktuar të fillojë në orën 14:00, po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës, raporton Klankosova,t
Para se të futej në Parlament, lideri i LDK-së, premtoi se do të deklarohet për media pasi të përfundojë takimi.
Për zgjedhjen e presidentit, Kurti ka folur edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Kujtojmë se presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati më 4 prill, teksa afati i fundit për votimin e presidentit është 4 marsi.
https://klankosova.tv/pas-abdixhikut-edhe-kurti-arrin-ne-parlament-per-takimin-mbi-preside11tin/
https://klankosova.tv/kurti-pret-ne-takim-hamzen-flasin-per-ceshtjen-e-presidentit111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.