Lajmet e fundit

Zbardhja e fatit të 1.650 personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë nuk do të jetë temë e fazës finale të dialogut me Serbinë. Ndërsa përfaqësues të partive politike dhe familjarë të personave të zhdukur thonë se dialogu i Brukselit duhet të kushtëzohet me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Që nga fillimi i dialogut të Brukselit më 2011-n pala kosovare disa herë ka kërkuar që zbardhja e fatit të të pagjeturve të trajtohet në këtë dialog.
Megjithatë, kjo kërkesë është refuzuar në vazhdimësi dhe pritet të mos përfshihet as në fazën finale të dialogut me Serbinë.
Shefi i delegacionit të niveli teknik të Kosovës, Avni Arifi, se delegacionet e këtij niveli në Bruksel do të bisedojnë për marrëveshjet e deritanishme dhe se këtu nuk do të hyjë çështja e personave të pagjetur.