Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se çështja e murit në veriun e Mitrovicës nuk diskutohet me palën serbe në Bruksel.
Sipas tij, problemi i murit është çështje e brendshme e institucioneve vendore.
Këto komente, numri një i Kosovës i bëri gjatë homazheve para shtatores së, Zahir Pajaziti në Prishtinë me rastin e 20-vjetorit të rënies së tij dhe dy heronjve të tjerë Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, transmeton Klan Kosova.