Lajmet e fundit

Leotrim Gërmizaj nga Aleanca Botërore e të Rinjve ka thënë që kjo organizatë e cila ka shtrirje globale e që i takon zyrës për Europën që funksionon në Bruksel.
Gërmizaj në emisionin Sytë 7 në Klan Kosova ka theksuar se synimi i kësaj organizate është që t'i ndihmojnë të rinjtë në aspektin profesional.
"Kosovës i është shtuar një organizatë që i mundëson të rinjve qasjen në aktivitet ndërkombëtare dhe europiane. Ne si Kosovë e kemi degën tonë që i referojmë të rinjtë si p.sh në një konferencë të liderëve për zhvillim në Bruksel morën pjesë mbi 100 të rinjtë ku u diskutua për të drejtat e tyre".
Ai ka theksuar se problemi kryesor i të rinjve në Kosovë është çështja e migrimit e cila është bërë problematike.
"50 përqind e popullsisë janë të rinj dhe dihet që problemi më i madh te ne është zhvillimi ekonomik dhe papunësia - perspektiva e të rinjve është në gjendje jo - premtuese me këtë rast po derivojnë edhe problematika si çështja e migrimit të të rinjve.Gjendja duhet të ndryshohet pasi rreziku është permanent që të rinjtë të migronjë dhe ne të mos zhvillohemi si shtet".
"Ne po mendojmë që të organizojmë edhe Konferenca Ndërkombëtare në Kosovë ku do të të sjellim të rinj edhe ata që se kanë njohur shtetësinë e Kosovës të shohin nga afër vendin dhe në këtë mënyrë të socialozohemi edhe më shumë me të rinjtë e Evropës".
WYA është një organizatë globale rinore që shtrihet në gjashtë kontinente dhe që ka status të veçantë brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe brenda shumë mekanizmave ndërkombëtare.