Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar edhe Nismën, subjektin politik të 23-të me radhë për pjesëmarrje në zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Ky vendim u mor sot, në mbledhjen e KQZ-së, raporton Klankosova.tv
Gjatë periudhës 7-ditore, 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, kanë plotësuar formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Në mbledhjen e djeshme, KQZ mori vendim për certifikimin e 22 partive politike.