Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifikuar rezultatet për komunën e Ferizajt, Podujevës dhe Shtimes.
Në përqindjet e treguara për këtë të fundit, Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës tha se ka një gabim teknik. Sipas tij, rezultati për partinë e tij është më i lartë.
Ai tha se ishte një lëshim teknik, dhe se PDK kishte 44.54% të votave e jo 44.23%.
Me këtë përmirësim nuk u pajtua përfaqësuesi i Vetëvendosjes, i cili tha se raporti i sistemit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve nuk e jep këtë rezultat, njofton Klan Kosova.
Andaj, Alim Rama nuk votoi për certifikimin e rezultateve në këtë komunë.
Në mbledhjen e KQZ-zë, sot nuk u certifikuan rezultatet për Kllokot. Kjo u tha se do të bëhej gjatë ditës ose në mbledhjen e ardhshme.