Lajmet e fundit

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ambasada britanike sot kanë bërë shpërndarjen e certifikatave për disa të rinj të trajnuar për lidership dhe punë me rininë në Britani të Madhe dhe Irlandën e Veriut.
Ambasadori britanik Ruairi O’Connell tha se ndihet i nderuar me pjesëmarrjen në këtë ceremoni duke vlerësuar lart vullnetarizmin e rinisë dhe bashkëpunimin e të rinjve nga vendet e ndryshme.
Ai është shprehur se ndihet i lumtur sa herë që i jepet mundësia të ndihmojë të rinjtë e Kosovës.
”Ndryshimi vjen vetëm nëse punojmë së bashku dhe unë i inkurajoj, që të rinjtë vullnetarë ta ndihmojnë dhe mësojnë njëri tjetrin”, ka thënë ai.
Trajnimi ka filluar vitin e kaluar në Britani të Madhe, duke vazhduar me fazën e dytë në Irlandën Veriore, dhe pjesë e fundit e cila përfundoi në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës, transmeton Klan Kosova.