Lajmet e fundit

Te premten u mbajt ceremonia e certifikimit të koordinatorëve të cilësisë dhe drejtorëve të shkollave për zhvillimin e cilësisë.
Prej sot 37 shkolla në nivel vendi u bënë me koordinatorë të certifikuar për cilësi, të cilët do të monitorojnë dhe do te mbështesin mësimdhënësit dhe nxënësit gjatë procesit mësimor, njofton Klan Kosova.
Në fund të vitit shkollor koordinatorët bashkë me drejtorët e shkollave do të bëjnë një raport të përbashkët për sfidat dhe punën qe e bënë gjatë gjithë vitit.
Në të ardhmen pritet që të certifikohen gjithsej edhe 350 koordinatorë të cilësisë.