Lajmet e fundit

Shërbimi Këshillues në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural përbën një prej hallkave kryesore të avancimit të bujqësisë dhe do të jetë prioritet i ministrisë edhe në të ardhmen.
Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 136 këshilltarë bujqësor të sektorit publik dhe privat, të cilët kanë vijuar trajnimin në kuadër të projektit
“Asistencë në forcimin e shërbimeve këshilluese të MBPZHR-së dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve teknike të ofruara nga laboratorët e ministrisë”, i financuar nga MBPZHR-ja dhe Bashkimi Evropian.
Gjatë kësaj ceremonie, Krasniqi tha se ky proces i certifikimit të këtyre këshilltarëve përbën një prej hapave më të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta për konsolidimin e shërbimeve këshilluese bujqësore në Kosovë.