Lojërat Olimpike në Rio kanë përfunduar me një karnaval spektakolar përmbyllës, dhe po ashtu është prezantuar një ceremoni për Lojërat e ardhshme Tokio 2020, ashtu siç është zakon, njofton Klan Kosova.
Ceremonia shumë ngjyrëshe, që zgjati rreth tri orë, ka përfshirë edhe përformancat e disa yjeve brazilianë dhe është mbajtur në Maracana.
“Kanë qenë lojëra të mrekullueshme në një qytete të mrekullueshëm”, ka thënë Shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, njofton BBC.
“Për rreth 16 ditë Brazili i bashkuar ka mahnitur botën, në një kohë shumë të vështirë për të gjithë ne, ku është treguar një dëshirë e stërmadhe për jetën”.
Bach edhe shpalli zyrtarisht të mbyllura lojërat e Olimpiadës së 31-të, pas 16 ditësh gara, në mes 11.303 atletëve nga 206 vende të botës, plus ekipin e atletëve refugjatë.
Njëri nga momentet më interesante të spektaklit përmbyllës ishte kur Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u paraqit i veshur si karakteri i lojës kompjuterike, Super Mario.

Këto janë edhe shtete që fituan më së shumti medalje në këtë Olimpiadë:
klankosova.tv