Lajmet e fundit

Një shërbesë madhore e Pashkëve Ortodokse u mbajt në Katedralen kryesore të Moskës, në praninë e mijëra vetëve.
Të pranishëm ishin edhe presidenti rus Vladimir Putin e kryeministrin Dmitry Medvedev.
Ceremonia nisi vigjiljen e Pashkës të shtunën me një procesion që zgjati rreth 3 orë. Në shërbesë nuk mungoi zjarri i shenjtë, i mbërritur në Rusi nga Jeruzalemi.
Besimtarët pritën në radhë të gjata përpara Katedrales “Krishti shpëtimtar”, për të marrë pjesë në meshën e drejtuar nga Patriarku Kirill, kreu i Kishës ortodokse ruse.
Udhëheqës ortodoksë të Kishës së Lindjes hyjnë siç e do tradita në dhomëzën e vogël që shënon vendin e varrit të Krishtit, e pas kësaj dalin me qirinjtë e ndezur “mrekullisht” me “zjarrin e shenjtë”, si një mesazh për besimtarët nga parajsa.
Katolikët e protestantët i festuan Pashkët në muajin mars, duke qenë se përdorin Kalendarin Gregorian, ndërsa Kisha Ortodokse i referohet Kalendarit Julian për llogaritjen e kësaj feste.