Lajmet e fundit

Drejtoria Komunale e Arsimit të Prishtinës ka marrë vendim që institucionet parafillore ta shfrytëzojnë pushimin nga data 27 korrik – 07 gusht 2015, respektivisht vetëm në këtë periudhë kohore çerdhet do të jenë të mbyllura.
Zyra për informim e komunës së Prishtinës bën me dije se gjatë periudhës së pushimeve institucionet edukative – arsimore do të përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor ndërsa do të bëhet dezinfektimi dhe dezinsektimi i objekteve shkollore.
Po ashtu, do të bëhen edhe intervenimet e nevojshme në infrastrukturën shkollore.
Poashtu në njoftim thuhet se koordinimi i orarit të edukatoreve është kompetencë e brendshme e çdo institucioni parashkollor të Komunës së Prishtinës, në përputhje me vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, transmeton Klan Kosova.