Lajmet e fundit

Një nga ndeshjet e zhvilluara të shtunën në mbrëmje në kuadër të "NBA", ishte ajo në mes të New York Knicks dhe Boston Celtics.
Këta të fundit triumfuan me shifrat 118-133, të udhëhequr nga Jaylen Brown, i cili regjistroi 30-të pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime.
Fitoren e Celtics e bëri më të veçantë një rekord, pasi asnjëherë më parë në historinë e tyre 76-të vjeçare nuk kanë realizuar 27-të tre pikësha brenda një ndeshje.