Lajmet e fundit

Celine Dion u shpreh për burrin e saj se ai është një “kampion”.
Këto fjalë ajo i tha pasi burri i saj, i’u nënshtrua një intervenimi kirurgjikal prej kancerit në fyt.
“Ai është duke luftuar shumë për ta mposhtur kancerin, e ai do ta mposhtë sepse burri im është një kampion” - u shpreh Dion për burrin e saj.
Nuk është kjo hera e parë që Rene e ka mposhtuar këtë sëmundje. Kjo sepse ai ishte i prekur me kancer edhe njëherë, e gjithashtu disa vite më parë ka pasur probleme edhe me zemër.
Por, ai në qershor të vitit të kaluar ka hequr dorë nga puna e tij si menaxher i Celine, për tu fokusuar në shëndetin e tij, transmeton Klan Kosova.
Celine Dion ka 20 vite martesë me René Angélil.