Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur, Celine Dion, vazhdon akoma të mendojë për bashkëshortin e ndjerë, Rene Angelil.
Këtë e ka konfirmuar një burim pranë këngëtares duke thënë se Dion nuk ka dëshirë që të ketë lidhje të re dashurie, edhe dy vjet pas vdekjes së bashkëshortit.
“Bashkëshorti i saj ishte dashuria e jetës së Celine. Jeta pa të ka qenë shumë e dhimbshme për Celine. Ajo është shumë tradicionale në këtë aspekt dhe nuk është akoma gati të nisë një lidhje të re dashurie, ndoshta nuk do të jetë kurrë”.
“Ajo flet akoma për bashkëshortin e ndjerë dhe akoma beson se është me të, në mënyra të ndryshme. Celine beson se ajo nuk do të dashurohet kurrë më ashtu si u dashurua në Renen”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
Angelil e ka menaxhuar karrierën e Dion qysh prej kur ajo kishte 12 vjet. Të dy u martuan në vitin 1994.
Ai vdiq në muajin janar të vitit 2016 pas një sulmi në zemër dhe pas një beteje të gjatë me kancerin në fyt.
Këngëtarja kohë më parë në një intervistë kishte thënë se çdo ditë gjen diçka që ta kujtojë bashkëshortin e ndjerë.
“Unë nuk e kam afër bashkëshortin tim, por ai është me mua vazhdimisht, nuk ka ndryshuar asgjë. Unë e shoh atë përmes syve të fëmijëve të mi çdo ditë, ai është çdokun”, kishte thënë Dion në një intervistë për revistën People.