Lajmet e fundit

Celine Dion, nuk do të këndojë në funeralin e burrit të saj, Rene Angelil sepse ajo është ende shumë e pikëlluar.
Zëdhënësi i saj ka thënë se asaj asnjëherë nuk i ka shkuar ndër mend që të performojë në funeralin e bashkëshortit të saj – por mund të ndodh që një ose dy këngë të saj të dëgjohen në sfond, transmeton Klan Kosova.
Sipas dëshirës së fundit të Angelil, ceremonia do të mbahet në Notre-Dame Basilica në Motreal ku ai dhe Dion janë martuar 21 vite më herët.
Këngëtarja kanadeze përveç burrit në javën e kaluar e ka humbur edhe vëllain e saj.