Lajmet e fundit

Këngëtarja Celine Dion e cila njihet për shumë balada ka arritur që edhe njëherë të prekë zemrat e shumë njerëzve.
Ajo derisa është ngjitur në skenën e “American Music Awards” ka performuar këngën e Edith Piaf “Hymne A L’amour” për të nderuar të gjithë ata që humbën jetën në Paris pas sulmeve terroriste, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe në këtë ceremoni viktimat e kryeqytetit francez nuk u nderuan vetëm nga Dion por edhe nga aktori e këngëtari Jared Leto me një fjalim të shkurtër.