Lajmet e fundit

Këngëtarja e grupit 4th Impact u fotografua në një ambulancë mbrëmë, pasi ajo ra në një mënyrë dramatike në skenë pas eliminit nga X Factor.
Celina ra papritmas në skenë kur grupi u ngushëllua nga mentorja e tyre Cheryl Fernandez-Versini.
Cheryl bërtiti për ndihmë dhe dy producentë të X Factor nxituan për ta ndihmuar atë, transmeton Klan Kosova.
Një zëdhënës i X Factor tha për Mirror: “Celina u sëmurë pasi që në sallë nuk kishte më ajër”.
“Ajo pas ndihmës mjekësore, ka shkuar në shtëpi për të pushuar me motrat dhe nënën e saj”.
Fotografitë tregojnë momentin kur këngëtarja shihet në pjesën e prapme të ambulancës, e rrethuar nga ndihmësit e ambulancës.
Ajo në ato çaste i kishte sytë e mbyllur, por nuk ishte e qartë nëse ajo ishte pa ndjenja.
Një anëtar i publikut ka thënë: “Të gjithë po u thoshin lamtumirë grupit të vajzave dhe pastaj papritmas Celina ra në tokë”.
“Motrat e saj ishin të tronditura dhe Cheryl ka filluar të bërtasë për ndihmë”.
“Dy burra vrapuan në skenë dhe kapën Celinën e dërguan në prapaskenë, ajo dukej pa jetë”.
Më vonë grupi kishte konfirmuar që Celinë është mirë.
Ato kishin shkruajtur në Twitter: “Faleminderit të gjithë atyre që votuan për ne. Celina tani është mirë, dhe faleminderit për të gjitha lutjet e juaja”.