Lajmet e fundit

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Lirak Çelaj ka premtuar se do të rrisë numrin e të punësuarve në arsim.
Çelaj ka thënë në “Zona e Prishtinës” në Klan Kosova se ai nuk e di numrin e saktë të mësimdhënësve shkollat e kryeqytet por megjithatë ka premtuar rritje të punësimit të tyre.
Ai poashtu ka thënë se ende nuk është përcaktuar për ekipin që do të ketë pas vetes nëse merr timonin e Prishtinës.
E kur ka folur për sigurinë në shkollat e Prishtinës, ka paraqitur një program.
“Kamerat kanë mundur të instalohen, Komuna i ka pasur në buxhet por asnjëherë nuk i ka realizuar. Ato kanë mundur të instalohen dhe kjo do të ndihmonte në rënien e krimit”.
Ne besojmë se rreth shkollës duhet të ketë patrullime të punëtorëve social, jo vetëm të Policisë e kjo ka për qëllim parandalimin, nuk është ndjekje ndaj delikuenteve të mundshëm por bashkëbisedim”.