Lajmet e fundit

Asambleistit të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Celaj nuk e sheh të rëndësishëm themelimin e Ansamblit të Këngëve e Valleve "Rexho Mulliqi".
Kjo pasi sipas tij, komuna nuk mund ta përballojë koston e themelimit të saj.
Ky reagim erdhi pasi, drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja bëri të ditur projekt-propozimin për themelimin e këtij ansambli.
Këtë propozim të Vllahinjës nuk e mbështeti as LDK-ja, njofton Klan Kosova.