Lajmet e fundit

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Çelaj, në Info Magazinë të Klan Kosovës, ka thënë se deklaratat e Vetëvendosjes dhe Opozitës për depërtimin e aktivistit të Vetëvendosjes, Boiken Abazi kanë parapavijë politike.
Çelaj ka shtuar se nuk dëshiron ta prezumojë vendimin e gjyqësisë, por nësë dikush shkel ligjin, nuk ka falje pavarësisht cfarë kombësie i takon.
“Akuzat që po bëhen kanë prapavijë politike, unë sot nuk dua të komentoj pasi fjalën e vetë do ta thotë, policia, prokuroria, gjyqësia ato janë të pavarura. Do të ishte keq po të kishte ndikim politik, unë jam i sigurt se nuk ka ndikim politik.”
“Ne duhet t’i respektojmë disa ligje, nëse është shkelur ligji s’ka falje për askënd, as për shtetasit e Shqipërisë as për ata të Kosovës.”
“Servilizmi ndaj Serbisë nuk qëndron aspak, thjesht është retorikë nacionaliste e opozitës kjo,” ka përfunduar Celaj, njofton Klan Kosova.