23.11.2015 · përditësuar para 3904 dite1 min lexim
Shefi i Grupit të asamblistëve të Partisë Demokratike në Prishtinë, Lirak Çelaj, e ka kritikuar ashpër kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin.
Ai ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se qyteti i Prishtinës ka humbur identitetin.
“Vetëm kiflet edhe qumështi i ka mbetur si sukses. Prishtinës i mungon identiteti”, tha Çelaj, duke shtuar se janë të gatshëm të garojnë në zgjedhje kurdo që mbahen ato.
“Cilëndo kohë jemi të gatshëm të ballafaqohemi me garën në Prishtinë, cilëndo ditë qoftë edhe nesër, këtu na kanë ndihmuar edhe dështimet e tyre”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.