Lajmet e fundit

Lirak Çelaj, kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, duke komentuar tensionimin e situatës në afërsi të selisë së kësaj partie, ka thënë se PDK-ja nuk është e interesuar për dhunë.
Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse është anuluar organizimi i mbështetësve të kësaj partie për ta festuar zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit, njofton Klan Kosova.
"Është e qartë kush është për dhunë. I keni edhe xhirimet".
"Nuk është diçka e organizuar. Kemi pasur përpjekje për organizim të festimeve, por patëm frikë që mund të merrte kahje tjetër".