Lajmet e fundit

Një burrë nga Çekia është kafshuar për vdekje nga luani që e mbante në shtëpinë e familjes së tij.
Michael Prasek kishte në pronësi edhe një mace nëntëvjeçare dhe një luaneshë, kanë treguar të shqetësuar banorët lokalë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Babai i Prasek ka thënë se trupin e të birit e ka gjetur brenda në kafaz siç ka treguar për mediat lokale ai ishte i mbyllur nga brenda.
Kafshët u qëlluan nga policia në mënyrë që ata të arrinin në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i policisë ka treguar se ato është dashur të qëllohen patjetër, për të arritur te trupi i burrit.
34 vjeçari Prasek e kishte blerë luanin në vitin 2016 dhe luaneshën vitin e kaluar, ku i mbante në një shtëpisë në pjesën e pasme të oborrit në fshatin Zdechov.