Lajmet e fundit

Në një njoftim të Komisionit të Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, thuhet se do të zhvillohet një tubim me familjarët e këtyre të fundit dhe se në mesin e tyre pritet të jetë i pranishëm edhe Agim Çeku, Kryetari i Komisionit Qeveritar për Verifikim, i cili do ta konfirmojë statusin e dëshmorëve të kombit.
“Komisioni i Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se do të organizojë një tubim për familjarët e heronjve dhe dëshmorëve të kombit të rënë para luftës së fundit çlirimtare në Kosovë, të cilët kanë dhënë jetën për lirinë e vendit.
Në këtë tubim është ftuar të marrë pjesë edhe deputeti Agim Çeku, i cili është edhe kryetar i Komisionit Qeveritar për Verifikim, nga i cili pritet që para familjarëve të dëshmorëve të kombit ta konfirmojë deklaratën e dhënë nga ai, se do tu njihet statusi i dëshmorëve të kombit edhe atyre që kanë rënë para luftës çlirimtare”, thuhet në komunikatë.