Lajmet e fundit

19 shtatori shënon themelimin e TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Në përvjetorin e sivjetmë, enkas për Klan Kosova foli ish-komandanti i kësaj organizate, gjeneral-lejtnant Agim Çeku, ku theksoi se gjatë gjithë rrugëtimit të tij kishte pasur presione të vazhdueshme, që TMK të shndërrohet në një agjenci civile por që ai dhe Shtabi i Përgjithshëm kishin qëllim militarizimin e saj.
Sipas ushtarakut, TMK dha kontribut të madh në shtet ndërtimin e Kosovës së pasluftës, në dominim dhe në ndërtimin e shtëpive, si dhe gjatë trazirave të marsit të vitit 2004.
Ai shtoi se pas vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova kishte hezitime nga disa pjesëtarë të kësaj trupe që TMK-ja të merrte pjesë në varrimin e tij.