Lajmet e fundit

Ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku duke komentuar projektligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri që është dorëzuar sot nga presidenti Thaçi ka thënë se kjo është një ngjarje shumë e madhe.
“Presidenti e ka kryer punën e vet, tash është puna e deputetëve, por ka shumë punë që ky ligj të krijohet mbi bazat e standardeve të NATO-s”.
Ai ka thënë poashtu se pret që të gjitha partitë të votojnë pro këtij projektligji.
“Ne presim debat për amandamentimin e këtij Ligji por nuk pres kundërshtim nga asnjë parti në Kosovë për këtë ligj përveç nga Lista Srpska”.
Çeku si i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka folur edhe për KFOR-in dhe misionin e tij në Kosovë.
“KFOR-i dhe misioni i tij është që ta ruajnë rendin publik dhe qetësinë në Kosovë. Mbrojta e sovranitetit nuk është detyrë e KFOR-it”.
“NATO ka marrë një vendim që të mbështetet FSK-në brenda mandatit të saj”.
“FSK ka qenë Forcë Kombëtare e Sigurisë dhe në Kosovë nuk kemi pas rol mbrojtës derisa tash FSK po e merr detyrën e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial. FSK-ja tashmë po merr detyra ushtarake”.