Lajmet e fundit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës doli i dyti pas atij të LDK-së, Përparim Ramës.
Sidoqoftë, Hajrulla Çeko e konsideroi këtë si rezultat të mirë dhe si disponim për ndryshim.
“Ky është një rezultat shumë i mirë për neve në Prishtinë, është hapi ynë i parë drejt fitores sonë të madhe në Prishtinë”, ka thënë Çeko në konferencë.
“Nga nesër, vazhdon puna pa u ndalë fare deri në ditën kur mbaron balotazhi”.
“Kemi parë që disponimi për ndryshim të madh në Prishtinë ekziston, dhe rezultati i zgjedhjeve të Prishtinës e ka rikonfirmuar këtë nevojë urgjente për ndryshim”, u shpreh kandidati i LVV-së.