Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e së Çekisë, Ivo Šilhavý, të cilin e falënderoi për urimin që ka marrë nga kryeministri çek Bohuslav Sobotka.
Ambasadori çek u interesua për qeverisjen e mirë, për traditat kulturore të Kosovës dhe në veçanti për ekonominë kosovare.
Ata u dakorduan për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dyja shteteve në të gjitha fushat e interesit reciprok.
Ambasadori çek u zotua se Qeveria e Çekisë do ta përkrahë Kosovën në agjendën e saj integruese euro-atlantike, transmeton Klan Kosova.