Lajmet e fundit

Republika e Çekisë i ka dëbuar disa diplomatë rusë dhe familjarët e tyre nga territori i saj.
Kjo ka ndodhur për shkak të një përshkallëzimi të marrëdhënieve mes dy shteteve rreth përfshirjes së supozuar të spiunëve rusë në shpërthimin në një depo municionesh në vitin 2014, si dhe pas dëbimit të diplomatëve çekë nga Moska muajin e kaluar.
Çekia po këmbëngulë se ka siguruar prova të mjaftueshme nga shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë, që tregojnë pjesëmarrjen e dy agjenteve nga elita ruse GRU Unit 29155 në shpërthimin e municionit që vrau dy njerëz.
Me dyshimet se ambasada në Pragë është mbingarkuar dhe po përdoret si bazë e fshehtë spiunesh, Çekia po insiston që në të, të ketë numër të barabartë të stafit, sikur në ambasadën e saj në Moskë.
Pavarësisht se Rusia ka mohuar çdo përfshirje në shpërthimin ne depo, por edhe në akuzat për spiunim, stafi i saj i tepërt do të duhet të largohet nga Praga brenda muajit maj.
Kronikë e përgatitur nga Klan Kosova.