Lajmet e fundit
Gardiani i ri i Arsenalit ka bërë shaka në llogari të 'Gunners' lidhur me mungesën e titujve vitet e fundit.

Nënshkrimi i ri i Arsenal, Petr Cech ka bërë shaka në llogari të klubit të tij të ri.
Cech kompletoi transferin në vlerë prej 10 milionë funtash nga rivalët e qytetit Chelsea, pasi kaloi 11 sezone në Stamford Bridge. Gjatë asaj kohe ai fitoi katër tituj të Premier League, katër FA Cup dhe një titull të Champions League.
Nga ana tjetër Arsenal është ende në kërkim të lavdisë në garat evropiane dhe në një periudhë argjërimi për tituj të Premier Legue.
Duke diskutuar për kohën në të cilën ai mund të kishte qenë numri një i Arsenalit, ai u dha një përgjigje profesionale para se të bëntë shakanë në llogari të klubit të ri.
“Unë humba 10 vite tek Arsenali… Ëëh, në të vërtetë unë nuk humba asgjë!”, tha Cech me buzë në gaz.