Lajmet e fundit

Portieri i Arsenal, Petr Cech ka insistuar se ai dhe shokët e tij të skuadrës janë të gatshëm që ta ndalin lojtarin e Manchester United, Anthony Martial, i cili është duke kaluar nëpër një superformë.
Të gjithë kishin ngritur vetullat kur Manchester United pagoi shifrën prej 36 milionë funtave për të, drejt Monacos, por ai me paraqitjet e tij i la gojëhapur të gjithë skeptikët.
Martial ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshje për Djajtë e Kuq, shkruan Goal.com.
Po pavarësisht kësaj forme, Cech ka thënë se ata janë të gatshëm për ta ndalur adoleshentin.
“Në fillim njerëzit edhe mund te jenë entuziast, sidomos kur bëhet fjalë për Preimer League, por këtu njerëzit presin nga ti çdo ditë”.
“Martial ka pasur një fillim ëndrrash, por shpresojmë që të dielën të mos e vazhdojë këtë formë”, ka thënë Cech, transmeton Klan Kosova.