Lajmet e fundit
Spanjolli që është jashtë fushave të blerta tash e një kohë ka thënë se do të kthehet në tremujorin e parë të vitit tjetër.

Santi Cazorla ka thënë se synon që të kthehet në muajin mars të vitit 2016.
Spanjolli që e ka operuar gjurin pas lëndimit të ligamenteve në nëntor pritej që të kishte vështirësi edhe më të mëdha.
Por sipas tij fazat e rikuperimit janë duke kaluar mirë.
“Jam duke tentuar të rikuperohem mirë”.
“Këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe unë po tentoj të kthehem sa më shpejtë që të jetë e mundur”.
“Nuk dua të caktoj datë, por dua të luaj pas tre muajve”.
“Tashmë kam thënë se do të punoj shumë, unë do të bëj çdo gjë që të kthehem në mars”.