Lajmet e fundit

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka thënë se i ka thënë homologut të tij gjerman se Turqia është "shumë e shqetësuar" nga anulimi i ngjarjeve ku ministrat turq ishin të ftuar në Gjermani.
Duke folur me gazetarët në Berlin, Çavusoglu tha se Turqia dëshironte të vazhdojë të jetë mike me Gjermaninë, por Gjermania duhet të vendosë për diçka të tillë, njofton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se në përputhje me rrethanat Turqia do të marrë hapa të mëtutjeshëm.