Lajmet e fundit

Cleveland Cavaliers ka triumfuar ndaj Boston Celtics me rezultat 112:99 në kuadër të finaleve të konferencës lindore në NBA.
Kështu, kampionët në fuqi kanë rikthyer epërsinë prej dy fitoreve dhe tani e udhëheqin serinë 3:1.
Kyrie Irving shënoi 42 pikë dhe LeBron James po ashtu shkëlqeu me 34 sosh, ndërsa askush nga Boston nuk arriti të shënojë 20+ pikë, me Bradley që ishte më i miri nga radhët e tyre duke arritur të kontribuojë me 19 pikë.