Lajmet e fundit
Sulmuesi uruguaian ka dështuar të shënojë në portën e zbrazët në përballjen me Saint Etienne, ndërsa videoja e kësaj ngjarje është bërë virale në internet

Edinson Cavani ka bërë huqjen e edicionit, pasi ka dështuar të shënojë në portën e zbrazët në ndeshjen ndaj Saint Etienne.
Kur rezultati ishte 1-0 për kundërshtarin, Angel Di Maria dhe Cavani dolën në sulm, ndërsa argjentinasi lëshoi një top për uruguaianin.
Por megjithëse porta ishte krejtësisht e zbrazët, ai nuk ia arriti të shënojë duke e lënë rezultatin të pandryshuar.
Skuadra që drejtohet nga Unai Emery ia doli që në fund të takimit të sigurojë një pikë, përmes autogolit të Mathieu Debuchy.
https://twitter.com/goal/status/982355442859819009?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Flajmi.net%2Fe-gjithe-bota-po-flet-sot-per-huqjen-e-vitit-qe-e-beri-mbreme-cavani%2F