Lajmet e fundit
29 vjeçari ka thënë se fundi i sezonit është momenti kur duhet të flitet për një transferim të mundshëm të tij tek ndonjë skuadër.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Endinson Cavani ka thënë se të ardhmen e tij do ta diskutojë në fund të edicionit.
E ardhmja e uruguaianit është bërë subjekt i spekulimeve të medieve në javët e fundit.
Por sulmuesi ka refuzuar të flasë për këtë gjë.
“Do të bisedojmë në fund të edicionit”.
“Këto gjëra fliten atëherë, nuk jam duke menduar, por as nuk kam nevojë të flas tani”.