Lajmet e fundit

Manchester United ka barazuar me Newcastle United 1-1, në kuadër të javës së 17-të në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan vendasit, me Saint-Maximin, në minutën e shtatë, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Edinson Cavani e barazoi rezultatin në minutën e 71-të, ndërsa pavarësisht që Newcastle kishte raste, sidomos në fund të pjesës së dytë, por De Gea ishte në formë të mirë, duke bërë pritje fantastike.
Manchester United, pas këtij barazimi, mbetet në pozitën e shtatë me 28 pikë, pas 17 ndeshjeve. /Klankosova.tv/