Lajmet e fundit

Sulmuesi po refuzon të largohet nga ekipi francez sipas agjentit të tij, ku pretendon vendin e Zlatan Ibrahimovic i cili nuk do ketë në të ardhmen rolin që kishte më parë ose mund të largohet nga klubi.
Edinson Cavani po e shpërfill interesimin e Manchester United dhe klubeve të tjera të mëdha, për tu bërë sulmuesi kryesor i PSG-së, thotë agjenti i tij.
Uruguaiani 28 vjeçar arriti në “Parkun e Princave” dy vite më parë pasi luftoi për të dalë nga hija e Zlatan Ibrahimovic, shënoi 31 gola në stinorin 2015-16, për djelmoshat e Laurent Blanc.
Me shitjen e Robin Van Persiet në Fenerbahce dhe Javier Hernandez i cili nuk vlerësohet lartë në Old Trafford, Louis van Gaal raportohet ta ketë zgjedhur Edinsion Cavanin si dëshirën për sulm gjatë këtij afati kalimtar.