16.10.2015 · përditësuar para 3942 dite1 min lexim
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se, kriza në institucione filloi jo me opozitën, por me arrogancën qeveritare.
Ndërsa, për deklaratat e ambasadorëve në Kosovës se, duhet të vazhdohet me dialog dhe të ndalen aksionet bllokuese të opozitës, ai tha se nuk janë konisitente, duke mos lënë të kuptohet shumë me përgjigjen e tij.
“Është e rëndësishme të shohim si shoqëri e Kosovës dëmin që kanë marrëveshjet e tilla si këto në Bruksel, kriza nuk do të ndodhte, protesta nuk do të ndodhte, po të mos kishte marrëveshje”
“Deklarata e ambasadorëve nuk janë konsistente me zhvillimet”.
“Duhet të shikohet kush është shkaktar i krizës. Kriza filloi me vendime arrogante të qeverisë”, tha Çaushi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.